Rreth Kompanise

Me shume se 15 vjet eksperience ne treg

Kompania DL SERVICES shpk është e angazhuar për të ofruar dhe garantuar shërbime dhe produkte të cilësisë së lartë për pastrim për biznese, shkolla, spitale, hoteleri, institucione private dhe shtëpi. Kompania DL Services shpk është e vendosur me qendër në Durrës dhe shtrin aktivitetin e saj në gjithë Shqipërinë.

DL Services shpk pas një eksperiencë 15 vjecare në Itali, këto produkte i ofron që prej 2008 dhe në tregun Shqiptar. Me këtë nivel eksperience dhe staf të kualifikuar, Kompania DL Services shpk ka burimet për të trajtuar klientët e çdo madhësie. DL SERVICES shpk merret me tregtimin me shumicë dhe pakicë të produkteve vetëm profesionale dhe mjaft cilësore nga Italia.

Misioni

Suksesi ynë nuk matet vetëm me shifra, por me kënaqësinë e punonjësve dhe klientëve tanë. Ne besojmë se mirëqenia e stafit lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e shërbimit që ofrojmë, ndaj çdo vendim i përditshëm bazohet në sigurimin e standardeve më të larta në të dyja fushat.

Vizioni

Vizioni ynë është të ndërtojmë një standard të ri në pastrimin profesional në Shqipëri, duke sjellë jo vetëm produkte dhe shërbime cilësore, por edhe një eksperiencë që i bën klientët të ndihen të sigurt, të kënaqur dhe të vlerësuar. Ne synojmë të jemi zgjedhja e parë për bizneset dhe familjet, duke kombinuar përvojën shumëvjeçare, teknologjinë moderne dhe përkushtimin e stafit tonë për të krijuar një mjedis më të pastër, më të shëndetshëm dhe më të mirë për të gjithë.

Kërkoni produkte për pastrim profesional? Tek ne gjeni gjithçka që ju nevojitet, me cilësi të garantuar.

 

Kontakto Sot

Klientet tane